Inovacion. Sukses.
Kush Jemi Ne?
“DIEL Sh.p.k” është një kompani e specializuar për cdo tipologji objektesh beton-armë dhe objekte me konstruksion metalike civile, industriale dhe infrastrukturore. Me një përvojë
disa vjeçare në treg, kompania ofron zgjidhje të personalizuara dhe të qëndrueshme, të
përshtatura sipas kërkesave të klientit dhe standardeve më të larta të cilësisë.
Misioni Ynë
Të ofrojmë zgjidhje të avancuara dhe të personalizuara në fushën e projektimit, prodhimit dhe montimit të konstruksioneve metalike për ndërtimet civile, industriale dhe infrastrukturore. Synojmë të integrojmë çdo fazë të ciklit të ndërtimit në një proces të unifikuar, efikas dhe të qëndrueshëm, duke përmbushur standardet më të larta të cilësisë dhe duke i dhënë formë të re mënyrës se si ndërtohet bota sot.
Vlerat Themelore
Pasion për ndërtimin dhe inovacionin. Integritet në çdo projekt dhe marrëdhënie profesionale. Përkushtim ndaj cilësisë, qëndrueshmërisë dhe sigurisë. Profesionalizëm në çdo hap të procesit. Kujdes i veçantë ndaj nevojave dhe kërkesave të klientit, me synim ndërtimin e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe afatgjata.
Projektet
Çdo projekt, një standard i ri.
Zgjidhje të personalizuara për kërkesa komplekse në ndërtim.
Sektorët Tanë
Ndërtime Civile & Komerciale
Ofrojmë eksperiencë të gjerë në prodhimin dhe montimin e skeleteve metalike për godina banimi, objekte biznesi dhe struktura të ndryshme komerciale. Çmime konkurruese, cilësi e lartë dhe siguri teknike janë në themel të çdo projekti që realizojmë.
Banesa
Zyrë
Magazine
Kapanone
Infrastrukturë Civile
Zgjidhje për projekte të ndërlikuara si ura, platforma teknike dhe struktura mbështetëse. Përdorim të çelikut të galvanizuar, inox dhe teknologji të përparuara të prerjes dhe saldimit për garantimin e cilësisë dhe jetëgjatësisë.
Ura
Ndërtesa Publike
Nënkalime
Ndërtesa Publike
Industriale të Rënda
DIEL Sh.p.k ndërton struktura për industri të rënda si rafineri, fabrika, miniera dhe energji të rinovueshme. Zgjidhje të personalizuara dhe implementim i projekteve “me çelësa në dorë” për sektorë me kërkesa të larta teknike.
Energjia
Prej 1994
Diel Shpk
DIEL Sh.p.k është e angazhuar të ofrojë cilësi të lartë, afate të sakta dhe siguri teknike në çdo
projekt, duke përdorur teknologji moderne dhe staf të kualifikuar. Partneriteti me arkitektë,
inxhinierë dhe investitorë i mundëson kompanisë të kontribuojë në ndërtimin e objekteve të
qëndrueshme dhe funksionale në të gjithë territorin shqiptar dhe më gjerë.
Shërbime
Furnizim i besueshëm me beton cilësor dhe ekspertizë ndërtimi që nga hapat e parë të projektit.
DIEL Sh.p.k ofron shërbime të avancuara ndërtimi të mbështetura nga dy fabrika moderne për prodhimin e betonit, të vendosura strategjikisht në Elbasan dhe Durrës.
Këto njësi prodhimi garantojnë cilësi të qëndrueshme, kapacitet të lartë dhe shpërndarje të shpejtë, për të përmbushur nevojat më të kërkuara në kantier.
Ndërtojmë për më të mirën.
Për të eksploruar mënyra të reja ndërtimi dhe për të përballuar sfida të reja, kemi bashkuar ekspertizën, teknologjinë dhe partneritetet që garantojnë sukses dhe qëndrueshmëri.
Inovacioni dhe përkushtimi ynë janë themeli i çdo projekti që realizojmë.
Punonjës si Elektriçistë, Hekurkthyes,
Karpentierë, Hidraulikë, Saldatorë, Mekanikë e shumë të tjerë.
Projekte të realizuara në sektorë të ndryshëm të industrisë së ndërtimit
Vite përvojë dhe zhvillim të qëndrueshëm në tregun shqiptar dhe rajonal
Projekt
Parku Industrial Durrës
Për të eksploruar mënyra të reja ndërtimi dhe për të përballuar sfida të reja, kemi bashkuar ekspertizën, teknologjinë dhe partneritetet që garantojnë sukses dhe qëndrueshmëri. Aktualisht, jemi duke zhvilluar një park industrial modern në Durrës, një projekt strategjik që përfaqëson angazhimin tonë për të sjellë infrastrukturë të nivelit të lartë për industrinë shqiptare dhe rajonale.
Projekt
Doko Residence
Projekti Doko Residence është realizuar me sukses nga DIEL Sh.p.k, një kompani lidere në fushën e ndërtimit dhe konstruksioneve metalike, me eksperiencë të gjatë në projekte komplekse civile, industriale dhe infrastrukturore. Me standarde të larta ndërtimi, teknologji bashkëkohore dhe një staf të specializuar, DIEL Sh.p.k ka siguruar zbatimin e plotë të projektit nga themelet deri në dorëzimin final, duke garantuar cilësi, siguri dhe estetikë në çdo detaj të Doko Residence.
Projekt
Doko Residence
Projekti Doko Residence është realizuar me sukses nga DIEL Sh.p.k, një kompani lidere në fushën e ndërtimit dhe konstruksioneve metalike, me eksperiencë të gjatë në projekte komplekse civile, industriale dhe infrastrukturore. Me standarde të larta ndërtimi, teknologji bashkëkohore dhe një staf të specializuar, DIEL Sh.p.k ka siguruar zbatimin e plotë të projektit nga themelet deri në dorëzimin final, duke garantuar cilësi, siguri dhe estetikë në çdo detaj të Doko Residence.
Aty ku vizioni
bëhet realitet.
Klientët Tanë





